Showbiz

Karriera e Bella Hadid në fije të perit?!

Kanë mjaftuar vetëm 2 komente që u konsideruan si raciste për të lëkundur fort karrierën e modeles së famshme Bella Hadid.

Pak ditë më parë ajo bëri një postim në Instagram ku shfaqi një artikull të “New York Times” për masakrën në Sudan duke shkruajtur “Pse Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe po mbështesin liderët ushtarakë që vrasin protestuesit?”

Megjithëse më vonë ajo e fshiu këtë postim, e nesërmja u ndoq nga një tjetër postim që u konsiderua si racist.

Në foto shfaqet këmba e modeles drejtuar avionëve të Arabisë Saudite dhe EBA-së që duken nga larg. Kjo pamje ka zemëruar pa masë ndjekësit nga vendet arabe të cilët e kanë marrë si ofendim kundër tyre.

Përdoruesit e rrjeteve sociale menjëherë kanë reaguar duke e quajtur Bellan raciste dhe duke kërcënuar shtëpitë e modës që të ndalojnë bashkëpunimin me të.

Qindra postime në Twitter ku njerëzit shihen duke hedhur në mbeturina produktet e tyre Dior dhe Versace ku Bella është imazhi zyrtar. Këto pamje janë bërë virale me shpejtësi ndërkohë që Bella kërkoi ndjesë duke theksuar se gjithçka ishte një keqkuptim.