Bota

“Katar 2022”, ja kryqëzori që do të mirëpresë tifozët e botërorit

Katari njoftoi ndërtimin e një prej 2 kryqëzorëve që do të shërbejnë për të mbajtur rreth 4000 persona gjatë kupës së botës së vitit 2022. Hotelet lundrues do të jenë ankoruar në portin e Dohas, kryeqytetin e Katarit, dhe do të përdoren bashkë me hotelet, apartamentet e madje edhe me tendat në shkretëtirë për të akomoduar rreth 1 milionë tifozë që priten të vizitojnë vendin gjatë botërorit.