Sport

Kategoria Superiore, përfundojnë ndeshjet e Javës së 35-të

Rihapet gara për mbijetesën në Kategorinë Superiore. Para pak çastesh përfunduan ndeshjet e Javës së 35-të, të Kategorisë Superiore që dhanë këto rezultate: Flamurtari-Partizani 1-2, Kamza-Laçi  1-2, Luftëtari-Skënderbeu 3-1, Teuta-Lushnja 6-2 dhe Vllaznia-Kukësi 2-1. Vllaznia dhe Kamza do të tentojnë mbijetesën në javën e fundit të kampionatit. Ndërkaq me fitoren ndaj Skëndërbeut, Luftëtari arrin matematikisht të marrë një kualifikim historik për në Europa League. Java e fundit e Kategorisë Superiore, luhet më 26 Maj.