Aktualitet

KE publikon raportin: Ngadalësohet rritja ekonomike në Shqipëri!

Komisioni Europian publikoi raportin tremujor të zhvillimeve ekonomike në vendet potenciale kandidate, ku mes tyre është edhe Shqipëria. Raporti e vë theksin në ngadalësimin e rritjes ekonomike. Rritja reale e PBB-së në Shqipëri vazhdoi të ngadalësohet nga 3.1% në tre muajt e fundit të vitit 2018, në 2.2% në tremujorin e parë të vitit 2019. Eksportet e mallrave dhe shërbimeve pothuajse ngecën në terma realë, me një rritje prej 0.5%.