Bota

Këngëtari Ed Sheeran shpallet ‘Artisti i Dekadës’ në Britani

Kantautori i mirënjohur Ed Sheeran është vlerësuar si artisti i dekadës në Britaninë e Madhe nga “Official Charts”. Artisti ka publikuar gjatë viteve 2010-2019 rreth 12 këngë single dhe albume, më shumë se çdo artist tjetër, duke qëndruar për 79 javë në vend të parë në klasifikimet muzikore, gjatë kësaj periudhe. Këngët e Ed Sheeran janë transmetuar 4.6 miliardë herë vetëm në Mbretërinë e Bashkuar.