Bota

Kërkesë urgjente nga Serbia dhe Rusia, OKB mblidhet të hënën për Ushtrinë e Kosovës

Këshilli i Sigurimit të OKB-së do të mblidhet të hënën pas kërkesës urgjente nga Serbia dhe Rusia lidhur me krijimin e Ushtrisë së Kosovës. Mbledhja do të mbahet të hënën në mbrëmje, ndonëse vendet anëtare ende nuk kanë vendosur nëse do të jetë me dyer të hapura apo të mbyllura. Me shumë gjasa, Beogradi zyrtar do të përfaqësohet nga vetë presidenti Aleksandar Vuçiç. Moska dhe Beogradi këmbëngulin për ta mbajtur të hapur mbledhjen, ndërsa nje grup vendesh perëndimore duan që ajo të mbahet me dyer të mbyllura.