Lifestyle

Kërkonte unazën e humbur të shokut, zbulon thesarin që i mahniti të gjithë

Paul Raynard është një kërkues thesaresh në Irlandën e Veriut i cili zbuloi një thesar të vërtetë me monedha ari 500 vjeçare, ndërkohë që kishte dalë për të kërkuar unazën e humbur të një shoku të tij.

Paul nuk i përmbajti lotët kur aparati i tij zbuloi një sasi ari me vlerë 100 mijë paund ndërsa ishte me pushime në Ballycastle, në Irlandën e Veriut. Monedhat e arit të gjetura nga Raynard mendohet se janë përdorur në vitet 1500 në kohën kur në pushtet ishte Mbreti Henri i VII. 44- vjeçari gjeti plot 84 monedha të tilla. Ai u shpreh për mediat se ky ishte një moment që e kishte ëndërruar gjithmonë.

“Ishte një moment që nuk mund të përshkruhet me fjalë. Ndjesia është e njëjtë sikur po kontrollon numrat e biletës së një lotarie  dhe shikon që ke fituar xhekpotin. Ende nuk mund ta besoj” deklaroi 44-vjeçari fatlum.