Rajoni

Këshilltari Bolton takon Daçiqin: Kosova dhe Serbia të vazhdojnë dialogun

Këshilltari Amerikan për Sigurinë Kombëtare, John Bolton kërkon që “dialogu Kosovë-Serbi të ecë përpara”. Sipas tij, “askush nuk fiton nga status-quoja”. Pasi priti në takim Ministrin serb të Punëve të Jashtme, Ivica Daçiç, Bolton theksoi në “Twitter” se “Eshtë koha që palët të veprojnë menjëherë”.  Ndërkaq, Daçiç i tha Zërit të Amerikës në gjuhën serbe, se “Administrata amerikane e kupton se problemi nuk qëndron në Beograd, por në Prishtinë”.