Politikë

Kuvend, këtë javë do të ketë dy seanca plenare

Këtë javë do të ketë dy seanca plenare. Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme  gjatë diskutimeve në grupin parlamentar të Partisë Socialiste. Të enjten pritet të rrëzohet dekreti i Presidentit Meta për buxhetin. Ndërsa të premten do të zhvillohet një seancë e posaçme vetëm për vetting-un në politikë. Burime nga grupi thonë se Pjerin Ndreu ka pasur ankesa për pjesëmarrjen e ministrave në Komisione dhe Kryeministri Edi Rama i ka dhënë të drejtë.