Showbiz

Kevin Hart mund të rikthehet sërish nën drejtimin e “Oscars”

Aktori i famshëm i komedisë Kevin Hart vetëm pak orë pasi u lajmërua zyrtarisht se i ishte besuar drejtimi i “Oscars” vendosi të hiqte dorë.

Ky vendim erdhi për shkak të disa postimeve në Twitter që ai kishte bërë kohë më parë që u konsideruan nga publiku amerikan si raciste, seksiste dhe diskriminuese.

Për të folur për herë të parë rreth kësaj ngjarjeje shokuese që u bë kryefjala e medias në javët e fundit, Kevin Hart u ftua në “The Ellen Show”.

Prezantuesja e mirënjohur zbuloi se akademia nuk dëshironte që ai të hiqte dorë kaq lehtë nga kjo detyrë, thjesht mjaftonte që 39-vjeçari të kërkonte ndjesë publike.

“Ne duam që ti të drejtosh “Oscars”, edhe akademia këtë dëshiron dhe do të bëjmë çdo gjë që kjo të ndodhë” ,-u shpreh ajo gjatë emisionit.

Pas bisedës me Ellen DeGeneres, Kevin Hart i premtoi të gjithëve se do ta mendojë edhe një herë rikthimin në ceremoninë e 91 të ndarjes së çmimeve të filmit.