Showbiz

Kevin Hart në gjendje të rëndë shëndetësore, aktori përfshihet në një aksident automobilistik

Aktori i famshëm i komedisë Kevin Hart është përshirë në një aksident të rëndë automobilistik mbrëmjen e kaluar.

Ai ishte duke udhëtuar me 2 persona të tjerë kur drejtuesi i automjetit Plymouth Barracuda i vitit 1970, ka humbur kontrollin duke shkaktuar edhe përplasjen thuajse fatale.

Aktori dhe personat e tjerë që ndodheshin me të janë marrë menjëherë me një helikopter duke u dërguar në spitalin më të afërt.

“TMZ” ka publikuar pamjet e para të kësaj ngjarjeje duke thënë se Hart ka dëmtuar shtyllën kurrizore dhe gjendja e tij mbetet e rëndë.