Sport

KF Tirana kryen testet për COVID-19, rezultojnë negativ

Lojtarët dhe stafi i KF Tiranës rezultuan negativë ndaj testeve për koronavirus të kryera këtë të shtunë. Sipas burimeve të gjithë rezultuan të pastër ndërkohë që vetë klubi do të dalë më vonë në një komunikim për mediat. Pas ndeshjes me Bylisin ditën e mërkurë, Ministria e Shëndetësisë i ka kërkuar klubit kryeqytetas që të kryejnë testet, kjo pasi vetëm disa ditë më parë, një prej lojtarëve të ballshit rezultoi pozitiv me Covid-19.