Showbiz

Kim Kardashian do të krijojë dhe prezantojë një podcast mbi reformën në burg

Sipërmarrësja e famshme Kim Kardashian prej kohësh është përfshirë seriozisht në karrierën e saj të re si avokate.

Së fundmi mësohet se ajo do të krijojë dhe drejtojë një podcast javor e përqëndruar tërësisht mbi reformën e burgut në SHBA.

“The Wall Street Journal” raportoi se ylli i “Keeping up with the Kardashians” ka nënshkruar një kontratë me “Spotify” në mënyrë që zëri i saj të dëgjohet kurdo, kudo dhe nga kushdo.

Edhe pse nuk është bërë publike shuma që ajo do të përfitojë nga kjo marrëveshje, diskutimet për realizimin e këtij podcasti kanë nisur që vitin e kaluar.