Showbiz

Kim Kardashian shihet e përlotur teksa takon për herë të parë bashkëshortin e saj pas postimeve në Twitter

Pasi i kërkoi falje publikisht Kim Kardashian për të gjitha postimet e ashpra në Twitter, ajo dhe Kanye patën një takin intensiv.

Ylli i “Keeping up with the Kardashians” fluturoi për në Wyoming ku po qëndron reperi për tu përballur për herë të parë me të pas bërjes publike të gjërave të tyre personale nga ai.

Dyshja u fotografuan në makinën e Kanye teksa po bisedonin intensivisht ndërkohë që Kim ishte e përlotur. Burime pranë saj treguan për “TMZ”, se Kim është shumë e lënduar nga veprimet e Kanye dhe se prej ditësh ai e ka injoruar duke mos i’u përgjigjur telefonatave të saj.