Aktualitet

Kokainë, heroinë dhe armë zjarri, kapet në Itali shqiptari me 3 mln euro drogë

Policia italiane vuri në pranga shqiptarin Emiliano Keci 39 vjeç. Në banesën e tij u gjetën rreth 18 kg kokainë, 8 kg hashash, 4 kg marijuanë e 10 gramë heroinë. Lënda narkotike e sekuestruar kap vlerën e 3 milionë eurove. Në banesë u gjetën dhe 3 armë zjarri. Lëvizjet e shumta të personave të dyshimtë kanë çuar policinë e italiane në kontrollin e 9 vjeçarit shqiptar e të banesës së tij.