Sport

Kategoria Superiore, ja ndeshjet e javës së 13-të

Me përfundimin e dy ndeshjeve të kombëtares shqiptare vëmendja kalon te kampionati që rikthehet këtë fundjavë me javën e 13-të. Raundi i radhës do të luhet në dy ditë të premten dhe të shtunën. Partizani-Laçi luhet në kryeqytet të premten në orën 18:00. Të shtunën dita do të nisë me dy sfida shumë interesante që do të luhen në orën 13:30, Kukësi-Bylis, Flamurtari-Luftëtari. Ndërsa në 16:30 Skënderbeu-Tirana e Vllaznia-Teuta.