Politikë

Komisioni i ligjeve shqyrton kërkesën për shkarkimin e Presidentit Meta

Komisioni Kuvendor i Ligjeve futi në rend dite dhe po shqyrton kërkesën e 55 deputetëve socialistë për shkarkimin e Presidentit të Republikës. Janë 9 shkelje që maxhoranca ka renditur në kërkesën për shkarkim të Ilir Metës të cilat Komisioni i Ligjeve pasi t’i ketë shqyrtuar pritet të dalë me një raport.  Ne komision ishin deputetët Taulant Balla dhe Ervin Bushati që parashtruan motivet e kërkesës për shkarkimin e Metës.Theksojmë se kjo është hera e parë në historinë e Shqipërisë që një president merret nën hetim nga parlamenti me qëllimin final shkarkimin.