Politikë

Komisioni i Medias rrëzon dekretin e Metës për Akademinë e Shkencave

Komisioni Kuvendor i Medias rrëzon dekretin e Presidentit të Republikës për ligjin e Akademisë së Shkencave. Më 9 Gusht, Ilir Meta e ktheu për rishqyrtim me disa argumenta, ndër të tjera se “Cënon autonominë e institucioneve të Arsimit të Lartë e kompetencat e Presidentit, si dhe bie ndesh me kuadrin ligjor në vend”. Ky është dekreti i 9-të që i rrëzohet kreut të shtetit.