Showbiz

Koncerti i parë i turneut të “Spice Girls” një dështim, qindra fansa largohen nga stadiumi

Ditën e djeshme yjet e grupit “Spice Girls” nisën turneun e tyre të shumëpritur muzikor dhe koncerti i parë u mbajt në Croke Park ku të gjithë mbetën të zhgënjyer.

Qindra fansa që ishin të pranishëm në këtë stadium reaguan mbi pakënaqësitë e koncertit duke shprehur mllef në Twitter.

Shumë të pranishëm zbuluan se ky koncert ishte një dështim pasi kishte probleme të shumta teknike e sidoms me zërin.

Pjesa më e madhe nuk mundën të dëgjonin disa nga këngët e “Spice Girls” dhe këto probleme nuk u rregulluan gjatë gjithë mbrëmjes.

Një pjesë e mirë e fansave të grupit u larguan nga stadiumi ndërkohë që kishte ankesa edhe për çmimet e shtrenjta të biletave që varionin nga 66 deri në 146 paund.