Showbiz

Konfirmohen aludimet, Gjiko dhe Elita prindër për herë të dytë, zbulohet gjinia e bebes

Prej pak javësh aludohej se Elita Rudi ishte sërish në pritje të ëmbël. Kjo pasi bukuroshja, në fotot e postuara në Instagram, përpiqej të mbulonte barkun e saj me fustane të gjëra duke lënë pas dore fotot seksi me bikini.

Shumë shpejt fansat nisën të spekulonin se ajo është në pritje të ëmbël sakaq, Elita dhe Gjiko nuk reaguan për shumë kohë rreth kësaj çështjeje.

Mbrëmjen e kaluar dyshja e famshme më në fund konfirmuan gjithçka. Ata kanë postuar në profilin e tyre përkatës në Instagram një video ku zbulojnë gjininë e fëmijës.

“Jemi shumë të lumtur që familjes tonë po i shtohet një vajzë. Faleminderit Zot!” -shkruan modetaroja në postimin e saj.