Aktualitet

Kontratat e lobimit, PD: Prokuroria po përdoret politikisht!

Partia Demokratike reagoi pas deklaratave të Prokurorisë për kontratat e lobimit të kësaj force politike në SHBA. Organi i akuzës tha se nga provat e administruara në dosje rezultojnë të jenë kryer dy pagesa në shumën prej 650 000 dollarësh për efekt lobimi në SHBA, të cilat nuk janë deklaruar ligjërisht nga subjekti PD. Por, nga ana tjetër PD thotë se kjo deklaratë është e paligjshme, e gënjeshtërt dhe e garuar politikisht. Sipas PD, prokuroria po i shërben propagandës qeveritare kundër opozitës.