Bota

Koreja e Veriut po ndërton nëndetëse balistike

Koreja e Veriut po nxiton që të ndërtojë dhe dislokojë nëndetësen e saj të parë me raketa balistike. Fotografitë satelitore të analizuara nga një grupim ekspertësh, konfirmon se veç raketave balistike që lëshohen nga toka, Koreja e Veriut prej vitesh po përpiqet ta zhvillojë këtë aftësi edhe në det. Ekspertët thonë se Koreja e Veriut po rrit kapacitetin e impianteve të saj për përdorim ushtarak.