Sport

Koret raciste, kryeministri bullgar kërkon largimin e presidentit të federatës

Koret dhe shfaqjet raciste në stadiumin “Vasil Levski” të Sofjes në takimin Bullgari-Angli janë kthyer në çështje shtetërore në vendin ballkanik. Kreu i Federatës Bullgare të Futbollit, Borislav Mikhailov ka dhënë dorëheqjen pas kërkesës së bërë nga kryeministri Boyko Borisov. Kryeministri kërcënoi më herët se qeveria e tij do të ngrijë të gjitha marrëdhëniet me federatën, madje do të tërheqë çdo mbështetje financiare, derisa Borislav Mihaylov të tërhiqet.