Sport

Koronavirus në Shqipëri, 2 ndeshjet e sotme pa tifozë

Ndeshjet që do të luhen sot në orën 18:00 mes Skënderbeut dhe Kukësit e Vllaznisë dhe Partizanit do të zhvillohen por pa tifozë. Vendimi u mor në kuadër të masave parandaluese ndaj virusit Covid-19 ku në Shqipëri janë konfirmuar 2 rastet e para. Federata Shqiptare e Futbollit në njoftimin e saj thekson gjithashtu se është kërkuar një takim me Qeverinë për të diskutuar se si do të vijohet me aktivitetet futbollistike në vend në javët në vazhdim.