Koronavirusi, Kuvendi anulon seancën plenare

Partia Socialiste anuloi të gjitha takimet deri më 3 prill. Kjo masë bëhet për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Ka qenë kreu i Grupit Parlamentar Taulant Balla, i cili deklaroi pezullimin e takimeve. Gjithashtu sot u anuluan edhe mbledhjet e komisioneve Kuvendore, ndërkohë që u njoftua edhe mosmbledhja nesër e Kuvendit në seancë plenare.