Sport

Koronavirusi kyç stadiumet, lojtarëve s’u lejohet as shtrëngimi i duarve

Koronavirusi ka lënë jashtë stadiumeve tona edhe ata pak tifozë që kishin interes për të ndjekur kampionatin e futbollit. Dy ndeshjet e ditës së sotme që po zhvillohen Vllaznia-Partizani dhe Skënderbeu-Kukësi po luhen pa tifozë, pasi dyert e stadiumeve janë kyçur në bazë të planit të masave që janë marrë. Gjithashtu, në momentin që dy ekipet kanë zbritur në fushë nuk janë përshëndetur, pasi shtrëngimi i duarve nuk lejohet.