Rajoni

Rriten rastet me koronavirus në Greqi, 3 viktima dhe 78 të prekur

Rritje e konsiderueshme e rasteve të të prekurve me koronavirus në Greqi. Tre persona humbën jetën duke e çuar numrin e viktimave në 206 ndërsa 78 janë të prekurit e rinj, prej të cilëve 24 në Athinë dhe 18 në Selanik. Numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në Greqi ka shkuar tashmë në 4477 persona. Nisur nga kjo situatë qeveria greke deklaroi se prej të hënës nuk do të lejohen grumbullime me më shumë se 100 pjesëmarrës. Ndalohen gjithashtu fluturimet nga Turqia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut deri në datën 15 gusht.