Rajoni

Koronavirusi në Kosovë, 6 viktima në 24 orët e fundit

Kosova regjistroi sot numrin më të lartë të viktimave nga koronavirusi që nga fillimi i pandemisë, me 6 pacientë që humbën jetën. Sipas informacioneve nga klinikat, pacientët që kanë ndërruar jetë sot, përveç infeksionit COVID-19, kishin edhe sëmundje të tjera shoqëruese. Numri total i të vdekurve në Kosovë nga COVID-19, arrin në 64. Ndërkaq janë 3,178 raste, prej tyre, 1,824 janë shëruar.