Bota

Koronavirusi, Putin i kërkon njerëzve të qëndrojnë në shtëpi!

Në një fjalim të rrallë televiziv, presidenti rus Vladimir Putin i kërkoi rusëve të “ tregohen të disiplinuar e të përgjegjshëm” dhe të qëndrojnë në shtëpi. “Ajo që po ndodh sot në Europë dhe përtej oqeanit, mund të kthehet në të ardhmen tonë të afërt. I bëj thirrje qytetarëve të vendit të mos mbështetemi tek fati. Ju lutem mos mendoni: ah, kjo s‘do të më ndodhë mua! Ky virus mund të prekë këdo. Duhen respektuar të gjitha rregullat. Është e domosdoshme të mbrojmë veten dhe njerëzit tanë të dashur. Besomëni, gjëja më e sigurtë për t`u bërë tani është të qëndroni në shtëpi”– ka thënë Putin.