Sport

Koronavirusi/ UEFA vendosi të ndalë Champions-in dhe Europa League-n

Tashmë është zyrtare, UEFA vendosi të ndalë Champions-in dhe Europa League-n, në një botë që po blindohet ditë pas dite, përballë rrezikut nga koronavirusi. Ndërkaq, rastet pozitive kanë vendosur në karantinë Juventusin, City-n, Real Madridin, Çelsin e Interin. Një vendim duhet të merret dhe për EURO 2020-ën. Dy janë opsionet në tryezë: shtyrja e kampionatit në vjeshtë ose për në vitin 2021.