Bota

“Korrigjim kozmetik i kufijve”, Ligjvënësit gjermanë: Në BE, jo konflikte për kufijtë!

Ligjvënësi i koalicionit qeverisës në gjermani Josip Juratoviç thotë se Bashkimi Europian nuk do të ndikohet nga vendimi i Uashingtonit në lidhje me korrigjimin e kufirit midis Serbisë dhe Kosovës. Ai theksoi se Bashkimi Europian nuk është i gatshëm të importojë probleme kufitare si ato ekzistuese mes Sllovenisë dhe Kroacisë. Juratoviç i druhet një konflikti të ngrirë dhe shtron mundësinë e atij që e quan “korrigjim kozmetik të kufijve”.