Rajoni

Kosnett e quan korrekt vendimin për mosakreditimin e universiteteve në Kosovë

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Philipp Kosnett, e cilëson “të vështirë, por korrekt”, vendimin e Agjencisë përkatëse, për t’i tërhequr akreditimin tre institucioneve të arsimit të lartë në Kosovë. “Studentët meritojnë arsim cilësor e në universitete nuk ka vend për individë të pakualifikuar”, – shkruan Kosnett në “Twitter”. Kryeministri Ramush Haradinaj u zotua të veprojë, pasi për vitin e ardhshëm akademik, Agjencia refuzoi të akreditojë universitetet publike të Prizrenit, Pejës e Mitrovicës. Kjo bëri që diplomati i Uashingtonit të shtrojë pyetjen se “Përse kjo ndërhyrje politike?”.