Rajoni

Kosova hap kufijtë me fqinjët

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme virtuale ka miratuar vendimin për hapjen e kufijve shtetërorë me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë. Po ashtu Qeveria ka miratuar vendimin për mbulimin e primit të policës së sigurimit kufitar për të gjithë bashkatdhetarët dhe të huajt që hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës.