Lajmet e fundit Rajoni

Kosova nuk merr pjesë në Samitin e Vishegradit në Pragë

Kosova nuk do të marrë pjesë në takimin e kryeministrave të vendeve të Grupit të Vishegradit dhe të Ballkanit Perëndimor, i cili do të zhvillohet nesër në Pragë. Sipas qeverisë shkak janë bërë angazhimet e kryeministrit në largim, Ramush Haradinaj duke qenë se vendi ndodhet në një periudhë para zgjedhjeve të parakohshme. Megjithatë, sipas mediave Çeke, arsyeja është deklarata e presidentit Millosh Zeman në Beograd, i cili tha se do të rishikojë vendimin për të tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës.