Rajoni

Numërimi i votave në Kosovë, ISHP përjashton mundësitë e ndonjë sëmundje ngjitëse tek të helmuarit

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë përjashtoi mundësitë e ndonjë sëmundjeje ngjitëse për 12 personat të cilët janë shtruar të dielën në Klinikën Infektive të Qendrës Universitare, pasi janë përballur me një reaksion teksa kanë qenë duke verifikuar zarfet me vota të ardhura nga Serbia në Kosovë. Prokuroria e Kosovës ndërkohë po vazhdon hetimet dhe është ende në pritje të rezultateve të analizave, të cilat janë dërguar jashtë vendit.