Rajoni

Kosovë, publikohet lista përfundimtare e votuesve të 6 tetorit

Në Kosovë është publikuar lista përfundimtare e votuesve për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Janë 1 milion e 937 mijë e 869 qytetarë me të drejtë vote, ose rreth 111 mijë më shumë se në lokalet e 22 tetorit 2017. Zgjedhjet e parakohshme në republikën e re zhvillohen pas thirrjes së Haradinajt nga Gjykata Speciale me seli në Hagë që heton krimet e luftës në Kosovë, ftesë që u pasua me dorëheqjen e tij si Kryeministër.