Rajoni

Kosovë, rreth 14.7 milionë euro shpenzime për udhëtime zyrtare

Rreth 14.7 milionë euro janë shpenzimet e institucioneve të Kosovës vetëm për udhëtime zyrtare brenda dhe jashtë vendit në vitin 2018. Në vitin e kaluar, shpenzimet ishin për 27% apo 3.1 milionë euro më shumë se sa në vitin 2017. Nga 11 ministri që kanë raportuar, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, ajo e Integrimeve Evropiane dhe e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor kanë shpenzuar më së shumti për udhëtime.