Rajoni

Kosovë, votat nga diaspora, nesër në 10:00 nis numërimi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë bëri të ditur se nesër prej orës 10:00 do të fillojë numërimi i votave të ardhura me postë. Më herët nga ky institucion ishte bërë e ditur se nga diaspora kanë ardhur rreth 15.500 zarfe. Sipas rezultateve preliminare të zgjedhjeve të 6 tetorit, Lëvizja Vetëvendosje prin me 25.49%, para LDK-së me 24.82%. Këto vota mund të bëjnë diferencën për të përcaktuar postin e Kryeministrit.