Rajoni

Kotzias dorëzon “stafetën”: Zgjerojmë ujërat territorialë në Perëndim

Greqia është gati të zgjerojë ujërat e saj territorialë në krahun perëndimor, nga 6 në 12 milje detare. Njoftimin e dha ish-Kryediplomati Nikos Kotzias, sot gjatë ceremonisë së dorëzimit të portofolit ministror te Kryeministri Aleksis Cipras. Kjo zgjeron zonën detare nga Diapontia, një grup ishujsh të vegjël në detin Jon, deri në Antikithera, një ishull që shtrihet mes Peloponezit e Kretës. Deklarata e Kotzias-it vjen në kohën kur ai është përfshirë në një skandal lidhur me financimet e fshehta të dikasterit që drejtonte për media e biznese në Shqipëri dhe Maqedoni.