Aktualitet

KQZ hedh poshtë akuzat e PD: Fletët e votimit që u dogjën në Shkodër erdhën nga Sllovenia!

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hodhi poshtë akuzat e opozitës se fletët e votimit në Bashkinë e Vaut të Dejës ishin të falsifikuara. Zëdhënësja Drilona Hoxhaj tha se fletët u prodhuan në Slloveni dhe vërtetohet nga sistemi TIMS. “Duke marrë shkas lidhur me akuzat për fletë e Votimit në Vaun e Dejës, KQZ se fletët e votimit janë prodhuar nga kompania sllovene e cila u kontaktua nga KQZ pas ngjarjes së ndodhur në KZAZ 6. Në procesverbalin e doganës në 30 qershor në 2:30 të mëngjesit shkruhet procedura e transportit të fletëve të votimit. Mjeti u regjistrua nga kompania TIMS në orën 01:58 minuta dhe fletët e votimit u kontrolluan nga punonjësit e KQZ. Pas marrjes së dakordësisë është aplikuar procedura e deklarimit të thjeshtuar. Pas kësaj procedure mjeti i është dorëzuar punonjësve të KQZ. Kjo procedurë ka përfunduar në orën 02:15 të mëngjesit. Fletët e votimit kanë mbërritur në Shkodër dhe shpërndarja e tyre ka përfunduar në orën 06 të mëngjesit, për të qenë gati para nisjes së orarit zyrtar të votimeve”, deklaron Drilona Hoxhaj, zëdhënësja e KQZ.