Showbiz

Kreu i Bashkisë së Tiranës feston ditëlindjen, ja falenderimi i tij për urimet

Erion Veliaj ka festuar ditëlindjen e tij të 39-të dhe duhet theksuar se kjo nuk ishte si gjithë të tjerat.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, i cili u bë baba për herë të parë rreth 2 muaj më parë, ka festuar ditëlindjen më të veçantë krah bashkëshortes së tij dhe vogëlushit Kajan.

Nëpërmjet një postimi në platformat e tij sociale ai ka falenderuar të gjithë për urimet e përzemërta.

“Shumë faleminderit të gjithëve për urimet, jeni një bekim i vërtetë. E çmojmë përditë mbështetjen tuaj e ju duam pafund – Eri, Ajo & Kai”, shkruan Veliaj në diçiturën e fotos ku shfaqet me djalin e tij dhe Ajola Xoxën pranë një bredhi.