Showbiz

Krijohet statuja e çuditshme në nder të Melania Trump

Zëvendoset me një të re statuja e Zonjës së Parë të SHBA-ve, Melania Trump në vendlindjen e saj, Slloveni.

Statuja e cila u dogj në muajin korrik nga banorët u zëvendësua me një të re akoma më të çuditshme e bërë nga skulptori amerikan Brad Downey.

Statuja e re e Melanias gjendet në Sevnica në qendër të Sllovenisë për nder të saj. Ajo është krijuar nga pema e blirit dhe shfaq Melanian me një pallto ngjyrë të kaltër e njejtë me atë që ajo kishte veshur gjatë një daljeje publike muaj më parë.