Aktualitet

Krim në familje në Durrës, burri vret gruan

Një ngjarje e rëndë u shënua në Spitall të Durrësit. Policia raportoi se Ardian Kuka ka goditur për vdekje me thikë bashkëshorten 36 vjeçare pas një grindjeje për motive xhelozie. Ndonëse viktima u dërgua menjëherë në spital, nuk ka mundur të mbijetojë. Policia e Durrësit është vënë në ndjekje të autorit të dyshuar.