Aktualitet

Krimet e Rënda nisin verifikimin e pasurisë së vëllait të Ministrit Xhafaj

Prokuroria e Krimeve të Rënda nisi verifikimin e pasurisë së vëllait të Ministrit të Brendshëm. Gjithashtu u dërgua për ekspertim jashtë vendit përgjimi audio i publikuar  nga Partia Demokratike, që pretendon se fakton trafikun e drogës nga Geron Xhafaj, emri i dytë i Agron Xhafajt. Prokuroria bëri të ditur se është bërë edhe bashkimi i dosjeve, asaj për kallëzim të rremë të bërë nga vëllai i Ministrit Fatmir Xhafaj, dhe ajo për trafikim të lëndëve narkotike.