Aktualitet

Kristaq Kume pas takimit me Metën: Presidenti do të nisë një tur takimi me qytetarët!

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka biseduar përreth 120 minuta me përfaqësues të shoqërisë civile në vend, për krizën politike dhe Gjykatën Kushtetuese. Pas takimit, ish kreu i KQZ Kristaq Kume zbuloi se presidenti, parashikon të nisë një tur me qytetarët shqiptar.Kume theksoi se presidenti vijon ti mbetet besnik qëndrimit, se zgjidhja e të gjithë problematikave do të vijë nga faktorë të brendshëm.