Politikë

Kriza e Kushtetueses, Meta pret Sali Berishën në Presidencë

Presidenti i Republikës do të takohet në mesditë me ish presidentin Sali Berisha. Takimi i Metës me Berishën vjen në kuadër të përpjekjeve të kreut të shtetit për të nxjerr vendin nga kriza politike, për ato që Meta i cilëson quan prova tronditëse të ndërhyrjes flagrante të kryeministrit në procesin e emërimit të gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese. Një ditë më parë ai priti ish presidentin Mejdani. Takimet janë konsultative dhe pasojnë konsultimet që Kreu i Shtetit bëri me opozitën jashtëparlamentare.