Aktualitet

Krumë, plagoset një 52-vjeçar, kapet autori

Plagosje me armë zjarri në Krumë të Hasit. Pas një konflikti për motive të dobëta, një 30-vjeçar tentoi të vrasë me armë zjarri një 52-vjeçar, i cili u dërgua në Spitalin e Traumës në Tiranë ku ndodhet jashtë rreziku për jetën. Policia arrestoi autorin e dyshuar, Adedin Cenalia, të cilit iu sekuestrua dhe një pistoletë.