Bota

Kryebashkiakja e Romës rrezikon burgun

Prokurori publik i Romës kërkoi një dënim me 10 muaj burg për kryebashkiaken populiste të kryeqytetit italian, Virginia Raggi, mbi akuzat e praktikave korruptive të emërimeve në punë. Raggi, e cila u bë e para kryebashkiake femër e Romës në vitin 2016 dhe që i përket lëvizjes antiestablishment “5 yjet”, akuzohet se ka bërë deklarata të rreme në lidhje me emërimin e Renato Marra si shefin e turizmit në bashki. Avokati mbrojtës i saj do të ndjekë çështjen e saj të shtunën, ndërsa vendimi pritet në po të njëjtën ditë.