Lajmet e fundit Politikë

Kryemadhi: Protesta tregoi se shqiptarët nuk e duan këtë qeveri!

Lëvizja Socialiste për Integrim mblodhi pasditen e sotme Këshillin Drejtues Kombëtar. Gjatë fjalës së saj, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi u shpreh se protestat e javës së fundit të opozitës ishin dëshmi e qartë se shumica e shqiptarëve nuk duan që të qeverisen më nga kjo qeveri. Por Kryemadhi tha se i kanë parashikuar të gjitha pasi vendosën të lënë mandatet dhe se nuk do të ndalojnë në aksionin e tyre. Kryemadhi tha se duke filluar nga dita e nesërme kryetarët e partive nëpër bashki do të organizojnë protesta në të gjithë vendin.