Bota

Kryeministri holandez: “Brexit” nuk do të rinegociohet pas largimit të May!

Kryeministri holandez Mark Rutte paralajmëroi sot se Bashkimi Evropian nuk do të rifillojë negociatat mbi marrëveshjen e Brexit me pasuesin/en e Theresa May për Kryeministër. Rutte, theksoi se Holanda mbetet e përgatitur për çdo mundësi, “përfshirë skenarin e daljes pa marrëveshje”. “Problemi nuk është Theresa May”, por kushtet e rrepta që vendos Londra për secilën marrëveshje”, tha shefi i qeverisë holandeze.